Kronikë

Emri/ Përplasje bandash në Elbasan, plagoset i riu me precendentë kriminalë

19:53 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur këtë të hënë qytetin e Elbasanit, ku i plagosur ka mbetur një 22-vjeçar.




Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit, ku i plagosuri është identifikuar si i riu Xhon Rusta.

Ai është është dërguar në spitalin e qytetit rreth orës 18:50, ku mësohet paraprakisht se është jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani motivet dhe rrethanat e ngjarjes kriminale mbeten të paqarta, teksa nga verifikimi i kryer rezulton se 22-vjeçari është person me precedent të mëparshëm kriminal i dënuar për tentativë vrasje.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje që dyshohet të ketë lidhje me përplasjen e bandave në këtë qytet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.