Show-Bizz

A është Klevi xheloz? Soni Malaj tregon “sekretin” e lidhjes

14:11 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura dhe aktualisht është pjesë e spektaklit të kërcimit “DWS”. Soni Malaj, në një intervistë për emisionin Elitë Shoë në T7 ka treguar për lidhjen e saj tashmë 3-vjeçare me Klevin.





Ajo thekson se mes tyre nuk ka xhelozi, ndaj dhe gjërat po ecin. “Marrëdhënia ime e re po bëhet 3 vjet dhe merremi vesh shumë mirë me njëri-tjetrin.

Respektohemi dhe kjo është gjëja kryesore, kemi një vlerësim shumë të madh për njëri-tjetrin jemi duke i bërë të gjitha gjërat bashkë Klevi e di shumë mirë, nuk i shikon gjërat siç mund ti shohin shqiptarët rri me këtë, e ka të dashur është shumë pranë meje dhe e shikon që çdo gjë është fals. Unë funksionoj shumë ndryshe nga çfarë mund të më njohë publiku. Klevi nuk ka fare pse të bëhet xheloz dhe nuk bëhet xheloz.


Për fat të keq të gjithë çiftet e showbizit që ndahen fundi u vjen shpejt për shkak të xhelozisë. Por ne artistët jemi si të thuash në vijën e parë, madje për këngëtarët gratë e tyre mendojnë gjatë gjithë kohës këta i gjuajnë këta të gjithë po gjuajnë dhe prandaj historitë e artistëve zgjasin shumë pak sepse është xhelozia e para dhe shkaku kryesor që të gjitha lidhjet përfundojnë në ndarje. Prandaj me Klevin jemi bashkë sepse kemi mirëkuptim me njëri-tjetrin pasi është pranë meje gjatë gjithë kohës”, – ka përfunduar Soni.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.