Kronikë

“Kam vetëm konfliktin e pronave”, zbardhet deklarata e 38-vjeçarit që mbeti i plagosur nga shpërthimi në Fier

17:30 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

38-vjeçari Ervin Memo i cili ra pre e një atentati ditën e shtunë ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve në lidhje me ngjarjen.




Ai është shprehur se sasia e eksplozivit është aktivizuar sapo është futur në makinë, ndërsa shton se nuk ka asnjë konflikt përveç atij të të pronave.

Gjithashtu nga verifikimet paraprake është konkluduar se 38-vjeçari Memo përdorte kryesisht mjete të tjera për të qarkulluar, ndërsa “Benz”-in në fjalë e linte të parkuar para shtëpisë së tij, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Por, veç motivit të dyshuar për konflikte pronësie, janë duke verifikuar të gjitha pistat e mundshme deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Emrat e personave me të cilët 38-vjeçari ka probleme nuk janë bërë të ditur për arsye hetimi.

Familja e 38-vjeçarit ka trashëguar troje ne qytetin e Fierit, pranë Unazës së Re, ku është ndërtuar edhe një pallat që është në proces legalizimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.