POLITIKË

Kërcënohet me pistoletë në kokë zyrtari i PD: 2 persona u përpoqën për…

14:19 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i grupit të punës për organizimin e PD në qarkun e Gjirokastrës, Florian Xhuti është kërcënuar me armë. Ka qenë deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, i cili në një dalje për mediat ka deklaruar se kërcënimi me armë ndaj përfaqësuesit të opozitës ka ndodhur mesnatën e së enjtes.




“Kërcënimi me armë i përfaqësuesit të opozitës ka ndodhur mesnatën e së enjtes. Ne nuk e denoncuam ngjarjen, pasi i dhamë policisë kohë të zbulonte autorët. Policia u mjaftua vetëm duke thënë se autorët u larguan në drejtim të paditur”- tha ai.

Alibeaj ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja dhe dënoi aktin e rëndë, ndërsa ka shtuar se Xhuti po kthehej nga një takim me strukturat në Përmet dhe Memaliaj.

“Duke e sharë dhe kërcënuar të mos kthehej në Tepelenë dhe të mos shante më qeverinë, dy personat janë përpjekur për ta nxjerrë nga makina aty ka gjetur rastin për t’iu larguar atyre.

Ka shkuar në Drejtorinë e Policisë Fier ku ka bërë denoncimin. Policia ka marrë deklarimet e Xhutit dhe thotë se ka nisur veprimet.

Kjo ngjarje ka ndodhur në mesnatë dhe ne nuk e kemi denoncuar për t’i dhënë kohë Policisë, por autorët janë larguar në drejtim të paditur.

PD e dënon me forcë këtë ngjarje kriminale që ka për qëllim intimidimin e Policisë në zonat që deri dje mbilleshin me kanabis në zonat e Saimir Tahirit nuk do të ndalet. PD i bën të qartë kujtdo se asgjë nuk do ta ndalë në denoncimin e lidhjeve të krimit me këtë qeveri”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.