Kryesore

“Këta njerëz do të largohen nga policia”, deklarata e fortë e Fatmir Xhafajt

18:46 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë një tjetër paralajmërim të fortë për të gjithë ata efektivë të lidhur me krimin.




Nga Berati, në forumin e sigurisë publike, Xhafaj theksoi se policia do jetë 24 orë në kontroll të territorit, duke luftuar krimin.

Për këtë arsye, Xhafaj nënvizoi se efektivët e inkriminuar s’kanë vend në polici dhe se vettingu do t’i vërë ata shumë shpejt përpara drejtësisë.

“Nuk mund të rrish ditën në zyrat e policisë dhe në darkë të darkosh me element kriminale. Këta njerëz do të largohen përfundimisht nga policia. Ju me të drejtë thoni si do ta bëni me të besueshme policinë? Vettingu ka këtë qëllim. Dhe ne nuk I ndajmë policët në të vjetër apo të rinj. Por përtej dallimit moshor ne do ti vlerësojmë mbi bazën e disa kritereve, standarteve që kanë të bëjnë me ndershmërinë dhe pastërtinë e tyre dhe aftesinë që ti shërbejnë komunitetit. Nuk mund të rrish ditën në zyrat e policisë dhe në darkë të darkosh me element kriminale. Këta njerëz do të largohen përfundimisht nga policia.”, është shprehur Xhafaj.


Shfaq Komentet (3)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.