Kryesore

Majlinda Bregu fiton vendin e punës në BE, falënderime për ministrin Bushati

15:18 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka fituar garën për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.




Në një status në rrjetin social Facebook, zonja Bregu njofton se falë mbështetjes nga të gjithë ajo ka arritur të zërë këtë pozicion të rëndësishëm jo vetëm për të, por edhe për Shqipërinë.

Zonja Bregu shkruan se pavarësisht bindjeve politike ka marrë një ndihmë të çmuar nga Ministrit i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ka qenë pikërisht ky i fundit që sipas rregullit duhej të përcillte emrin e ish deputetes demokrate. Këshilli e ka selinë në Sarajeve. Vendimi është marrë në Lubjanë ku janë mbledhur 13 ministrat e jashtëm të vendeve të Evropës juglindore.

Gjatë votimit për këtë post, Bregu ka marre 8 vota, ndërkohe qe malazezi Igor Luksic vetëm 4. Kjo shënon heren e pare qe ky Këshill drejtohet nga Shqipëria, pasi për 6 vitet e fundit sekretar i përgjithshëm ka qenë serbi  Goran Svilanović.

Postimi në Facebook

Fituam❗️ Unë fitova garën, por fitorja i takon vendit tim!
Faleminderit të gjithëve që besuan dhe më votuan për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Mirënjohje të gjithëve,vendeve anëtare, institucioneve shqiptare, Komisionit Europian, EEAS( Shërbimi i Jashtëm i BE),Parlamentit Europian, familjes time politike EPP, e mbi të gjitha vendeve që votuan bindshëm kandidaturën time.
U përpoqën të gjithë, me qartësinë se drejtimi prej meje i këtij institucioni do të ishte fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve!
Jam e nderuar sot që për herë të parë më takon mua të drejtoj si e para shqiptare në një pozicion të lartë ekzekutiv, institucionin që ka si mision fuqizimin dhe rritjen e bashkëpunimit në vendet e Europës Juglindore!
Një falenderim miqësor për Ditmirin. Na ndajnë sinoret politike, por na bashkoi qasja Europiane dhe përpjekja për të punuar pro Shqipërisë! E di që do të jetë një sfidë e vështirë, por nganjëherë e vështira është më e mira!

Reagimi i Astrit Patozit 

Majlinda duhet të falenderojë Lulin. Që prej sot, një shqiptare do të jetë zyrtare e lartë e Bashkimit Europian.
Më në fund, është vendosur që Majlinda Bregu do të jetë sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Mund të thuhet pa frikë se emërimi i saj është e vetmja fitore e Partisë Demokratike në këto 5 vjet, që kur kryetar i saj u caktua Lulzim Basha.


Sepse ka qenë i vetmi rast kur ky i fundit nuk ka pasur mundësi të ndikonte apo “ndihmonte” për të regjistruar një humbje tjetër.
Ndaj edhe Majlinda nuk ka pse të mos e falenderojë edhe Lulin.
Krenarë që Europa njohu dhe vlerësoi një nga investimet më të qenësishme dhe serioze të Partisë Demokratike në 15 vitet e fundit. Urimet më të mira Majlinda Bregut!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Majlinda Bregu sot eshte emruar sekretare e pergjitheshme e Keshillit per bashkpunim ne mese vendeve te rajonit ne vend te serbit Goran Svilanovuq te cilit i mbaron mandati me 31.12.’18 kurse Bregu nga
    1.01.’19- 31. 12. ’20. Takimi u mbajte ne afresi te qytetit Kranj te Sllvonise .
    Tani me eshte e qarte se Majlinda Bregun e emroi Edi Rama ne kete poste te rendesishem per bashkpunim nder rajonal kurse , ajo u zgjidhe me nderhyrjen e ambasadores se BE ne Shqiperi Romana Vllahutin e cila e perdori autoritetin e saje ne Bruksel per ta emruar mese shume kandidateve tjere shqiptar ,pikrishte Majlinden ne postin e sekretares se pergjitheshme te Keshillit per bashkpunim rajonal . Ne kosove egziston nji thenje :
    ” sapo mbaroi qypi i tlynit , filloi e hape qypi i mjaltit ” kurse ,qe ne fillim te ketij rrotacioni ketij Keshilli era serbofili po i vie ngase , me 1.01.’23 – 31.12.’24 Majlinada Bregun do ta zavendsoj nji proserb nga Mali i Zi . Shume uroje , une te jeme i gabuar …!!!

    Përgjigju ↓