Nostalgji

Nostalgji/ Rama keshillohet me Pëllumbin. Qeveria jonë gazmore

16:00 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Rama keshillohet me Pëllumbin. Qeveria jonë Gazmore!




Rama këshillohet me Pëllumbin

Ai është një nga më të vjetrit e Partisë Socialiste, e megjithatë duket se është tërhequr nga jeta aktive politike. Por ama, këshillat e tij kanë vlerë përherë. Kjo edhe për faktin se Servet Pëllumbi ka një eksperiencë edhe si kryetar parlamenti. Kjo ka qenë edhe ‘thembra e Akilit’, arsyeja përse kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po konsultohet me të. Nuk dimë ç’këshilla i ka dhënë Pëllumbi për gjendjen në të cilën ndodhet tashmë opozita, apo edhe si duhet të reagojë pas debateve të fundit në parlament, por ajo që duket përmes fotos është reagimi i Ramës. Me dorën grusht, ai i pohon Pëllumbit rrugën e duhur, atë të bashkimit të anëtarëve të partisë, për t’i dhënë fund çështjes së kutive!

Qeveria jonë Gazmore

Që kur opozita është rikthyer në parlament, i ka ardhur buzëqeshja edhe maxhorancës. Këtë e themi pasi kemi bërë një vështrim në fotot e muajit të fundit nga seancat e parlamentit. Ju sigurojmë se ato dallojnë kryekëput nga ato kur në parlament mungonte Partia Socialiste. E pra, që kur kjo e fundit u rikthye në seancat parlamentare, qeveria nuk e mban dot euforinë. Nuk kanë dhe faj në fakt, se shkëmbimet e replikave prodhojnë batuta dhe humor mes dy krahëve politikë, çka na sjell këtë performancë gazmore edhe të ministrave Pollo, Bregu e Imami, si në foto.

Ky shkrim u botua më 3 prill 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.