AKTUALITET

“Nuk e njohin ligjin”, reagon ashpër gjyqtarja Xhoxhaj: Pasuria ime është e ligjshme

11:34 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar ditën e sotme një seancë dëgjimore për gjyqtaren Altina Xhoxhaj, ku deklaruan disa mospërputhje në deklarimin e pasurisë së saj.




Pas kësaj, vetë gjyqtarja ka reaguar duke u shprehur se gjithçka që ajo ka deklaruar është e ligjshme.

Sipas saj personat të cilët po merren me verifikimin e pasurisë saj nuk e njohin mirë ligjin dhe se në të ardhurat e pasurisë së saj duhet shtuar dhe puna e bashkëshortit

“Kërkoj rikonfirmim në detyrë, pasi pasuria ime dhe e burrit është e ligjshme.

Kam paraqitur prova te plota për të ardhurat. Me keni ngarkuar barre prova duke mosnjohur mire ligjin pasurinë e bashkeshortit. Kerkoj konfirmim ne detyre pasi kam punuar ne menyre te ligjshme. Se njihni ligjin”- ka thene Xhoxhaj.

Deri tani procesin e vettingut e ka kaluar vetëm gjyqtarja Vitore Tusha. Ndërsa gjyqtarët Fatos Lulo, Besim Trezhnjeva, dhe prokurorja e Prokurorisë së Shkodrës, Besa Nikëhasani nuk kanë mundur të kalojnë procesin e vettingut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.