POLITIKË

“Nuk ka bir nëne e bir ….” Veliaj komenton “mesazhet e koduara” të Tahirit

21:23 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të ashtuquajturat “mesazhe të koduara” të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, janë komentuar edhe kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.




I ftuar në emisionin  “5 pyetje nga Babaramo”, Veliaj ka zgjedhur të mos komentojë deklaratat e bëra nga Tahiri javën që lamë pas duke thënë se këto deklarata nuk i kishte ndjekur.

“Nuk i kam ndjekur, sapo të thashë që unë nuk i shoh lajmet. Nuk merrem me “ça më tha, ça i tha”. Për ca gjëra që ju më pyesni unë i dëgjoj këtu për herë të parë. Po citoj deklaratën e Tahirit, “Nuk ka bir nëne e bir kurve që të më trembë mua”. Ok, e çfarë të them unë këtu? E ka thënë në mënyrë popullore. Nuk e gjykoj dot se nuk e dëgjova, nuk e pashë dhe nuk e kuptova kontekstin. A duhet të ishte aprovuar kërkesa për arrestimin e tij? Di që në Partinë Socialiste i është hapur rrugë përballjes së tij me drejtësinë. Qëndrimi politik ka qenë hapje totale dhe transparencë me drejtësinë. Kaq shumë di ai sa mund të shantazhojë? Mesa pashë komisioni nuk dha një provë që të justifikojë arrest me burg. Dhe fakti që tahiri është këtu, as nuk është arratisur as nuk shmang përballjen është jë provë… A besoni që mund të ketë dosje, përgjime… PS nuk i ka ofruar mbrojtje askujt. Është e vetmja forcë politike që ka lëshuar apo ka larguar këdo që ka bërë një shkelje… A e shikon normal rikthimin e tij në PS? Këtë do të duhet ta vendosë ai vetë…”, ka thënë Veliaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.