AKTUALITET

Tentoi të fuste drogë në burg, arrestohet polici

12:18 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një punonjës policie është arrestuar, pasi ka tentuar të fuste drogë në burgun e Fierit. Kështu bëhet e ditur se është vënë në pranga dhe proceduar penalisht punonjësi i policisë së IEVP Fier, Adrian Nazmi Haxhia, 48 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.




Ndalimi i tij u bë pasi gjatë ndërrimit të trupës policore, në kontrollin e ushtruar për sende të ndaluara nga punonjësit e policisë së IEVP Fier, këtij punonjësi policie i është gjetur lëndë e dyshuar narkotike, kanabis sativa.

Njoftimi i policisë

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë arreston në flagrancë një punonjës të policisë së IEVP-së së Fierit, pasi gjatë kontrollit fizik rezultoi se kishte lëndë narkotike.

Në datë 22.04.2018 është arrestuar në flagrancë dhe proceduar penalisht punonjësi i policisë së IEVP Fier, Adrian Nazmi Haxhia, 48 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga Neni 283 të Kodit Penal, të ndryshuar.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë ndërrimit të trupës policore, në kontrollin e ushtruar për sende të ndaluara nga punonjësit e policisë së IEVP Fier, këtij punonjësi policie i është gjetur lëndë e dyshuar narkotike (cannabis sativa).

Shtetasi i arrestuar ka konsumuar elementë të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga Neni 283 të Kodit Penal.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.