Show-Bizz

A u vra Avicii? Del autopsia për DJ e famshëm

12:28 - 23.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Raportet e marra nga autopsia heqin dyshimet për ndonjë vrasje të DJ-it të njohur suedez Avicii, i cili ndërroi jetë në Oman tre ditë më parë.




Pas dy autopsive të realizuara, mësohet se nuk ka dyshime për vrasje, ndërsa komplikacionet shëndetësore mbeten ende i vetmi dyshim.

Pas përfundimit të autopsive, familja e tij ka udhëtuar drejt Omanit për të kthyer në shtëpi trupin e pajetë të 28-vjeçarit. Vëllai është nisur drejt Oman (vendit ku Avicii u gjet i vdekur) për të kërkuar përgjigje se pse ai ndërroi jetë.

Ndërkohë, në Suedi kanë nisur homazhet nga fansat në nder të një prej talenteve më të mëdha të muzikës elektronike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.