Kronikë

Vrasja e Artan Cukut, hetuesit zbulojnë porositësin… Bota e errët e krimit dhe konfliktet e vjetra

13:53 - 24.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bledar Jambelli është porositësi i vrasjes së kryekomisarit Artan Cuku. Të paktën kështu pretendon prokuroria e Krimeve të Rënda.




Gazeta Shqiptare mëson se hetuesëve iu ka treguar Mikel Shallari, i cili ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Mikel Shallari
Mikel Shallari

Mikel Shallari ka treguar se fillimisht ka marrë një pjesë lekësh për të kryer vrasjen, ndërsa pjesën tjetër do e merrte më pas.

Anëtarë të grupit të hetimit pohojnë se Cuku u vra për shkak të detyrës për ngjarje që kanë lidhje me kohën kur ai ishte në krye të policisë së Qarkut Vlorë.

Por kush është Bledar Jambelli, apo Rikard Muho
Një emër i njohur i botës së krimit, ndërsa historia kriminale e tij është e gjatë. Ai akuzohet për vrasjen e Amarildo Delajt në shtator të vitit 2012 dhe të fortit të Vlorës, Shpëtim Muka, i cili u vra në vitin 2006 te Pusi i Mezinit. Të dy atentatet u bënë nga Bledar Jambelli.

Amarildo Delaj
Amarildo Delaj


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.