Kronikë

Emrat/ Grabitje me armë në Kamëz! Qëllohet për vdekje burri, plagoset gruaja

21:37 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur këtë të mërkurë Tiranën, ku një burrë ka humbur jetën ndërsa gruaja e tij ka mbetur e plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, në rrugën “OSBE”, gjatë një tentative grabitje.




Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, mësohet se persona ende të paidentifikuar, kanë hyrë në dyqanin e çiftit për t’i grabitur, duke hapur zjarr me armë ndaj tyre.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur fillimisht Agim Buçi 52 vjeç dhe gruaja e tij Merita Buçi 44 vjeç. Por burri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda, teksa ka ndërruar jetën rrugës për në spital.

Ndërkohë që gruaja e tij ndodhet e shtruar në urgjencë, e plagosur në këmbën e djathtë.

Menjëherë autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.  Zona është rrethuar nga forca të shumta policie të cilat kanë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës e në pika të tjera.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Informacion paraprak

Më datë 25.04.2017, rreth orës 21:07, ka ardhur njoftimi se në rrugën “OSBE”, ka plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar :

Në rrugën “OSBE”, janë plagosur me armë zjarri në një dyqan shtetasit A. B., dhe M. B., (burrë dhe grua) nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasit e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku shtetasi A. B., ndërroi jetë, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës e në pika të tjera.

Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit / ve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.