KULTURË

I jepet lamtumira Liri Belishovës, gjeneral Parllaku: Kërkojmë falje që ndihmuam diktaturën

13:10 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Liri Belishova është përcjellë dje për në banesën e fundit. Ajo u nda nga jeta ditën e hënë në orën 17:00, pasi prej tri ditësh gjendej e shtruar në spital. Ditën e premte, Belishova i ishte nënshtruar një operacioni për këmbën. Operacioni kishte qenë i suksesshëm. Partizania e dikurshme, ishte përmendur dhe kishte komunikuar me familjen, por të dielën, veshkat, zemra dhe mushkëritë, kishin nisur mosfunksionimin me radhë. Ajo nuk mundi të komunikonte më me askënd, derisa të hënën pasdite, dha shpirt teksa pranë saj, gjendej i biri, Petrit Çomo.




Në moshën 91-vjeçare, pas një jete ku kish njohur Luftën Nacionalçlirimtare, humbjen e bashkëshortit, pas saj poste të larta politike, e më pas internimin 30-vjeçar dhe ndarjen nga jeta të së bijës, poetes Drita Çomo kur ishte veçse 23-vjeçare, Belishova u shua, duke lënë pas mjaft pengje. Në homazhet e mbajtura dje pranë ish-Lidhjes së Shkrimtarëve, familjarët thanë se tri ditët e fundit ajo nuk kish mundur të fliste, nuk kishte arritur të përmendej dhe se nuk kish mundur të linte amanete. Dje në homazhe, i biri, gjyqtari Petrit Çomo, nuk mundi të fliste për të ëmën, në media, pavarësisht kërkesës së “GSH”.
Belishova, pjesëmarrëse në Luftën për Çlirim, e ndëshkuar nga regjimi si një ndër kundërshtaret më të rrepta të Enver Hoxhës, ka qenë anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së. Njihet edhe si gruaja që sfidoi diktaturën. Gjatë viteve 1946 dhe 1947 ajo ishte kryetare e Shqipërisë e Rinisë Popullore (Rinia Popullore). Vdekja e bashkëshortit të saj, Nako Spiru, në vitin 1946, një vetëvrasje e supozuar, çoi në shkarkimin e saj nga roli i saj dhe ajo u dërgua nga Tirana në Berat për të dhënë mësim. Pas rehabilitimit të Nako Spirus, si rezultat i ndarjes jugosllave-shqiptare, më 1948, Belishova u rehabilitua, gjithashtu, dhe u bë anëtare e Partisë së Punës së Shqipërisë nga viti 1948 deri më 1960. Më pas provoi trajtimin e keq në kampet e internimit, si shumë kundërshtarë të sistemit të asaj kohe. Për më se katër dekada, Liri Belishova dhe bashkë me të edhe familja e saj përjetoi dhimbjen e madhe të denigrimit dhe persekutimit, duke kaluar gjysmën e jetës në kampet e burgut dhe internimit.

AGIM DOÇI

Publicisti Agim Doçi, tha dje se për herë të parë e ka takuar Belishovën më 1956, kur u inaugurua teatri “Migjeni” në Shkodër. Për herë të dytë e takoi më 1959. “Zonja Liri Belishova është një personazh që pagoi me çmimin më të lartë, jetën e bashkëshortit- Nako Spiro dhe me 36 vjet internim e dëbim, në Cërrik. Ishte, studentja më e shkëlqyeshme e Institutit të Lartë në Leningrad. Më 1959 e takova kur erdhi Nikita Hrushov. Me këtë zonjë nuk i kam ndërprerë marrëdhëniet deri më 1997, kur bëra dokumentarin, ‘Enigma e madhe për vrasjen e Nako Spiros’. Në valixhen e Nako Spirus ajo ka marrë këmishën dhe ka mbajtur gjithë jetën me këmishën e Nakos, deri sa ndërroi jetë”,-tha Doçi, njëherësh edhe autor tekstesh këngësh i pyetur dje nga “GSh”. Doçi shtoi se do ta mbajë mend, si grua të mençur, që e spiunuan shokët pasi një delegacion u kthye nga Kina.
“Mençuria në Shqipëri, paguhet me çmim të lartë dhe çmimin më të lartë e kishte Liri Belishova. U godit për mençurinë e saj, dhe, sepse i thanë në Rusi ‘shqiptarka e bukur me një sy’, thanë që është e afërt me Hrushovin. Ky ishte absurditet”.

FJALËT E GJENERALIT
I pranishëm në homazhe dje në drekë, ishte gjenerali Rrahman Parllaku. Pyetjeve të gazetarëve, ai iu përgjigj, si më poshtë:
-Si do ta kujtoni Liri Belishovën?
Lirinë do ta kujtoj, si një luftëtare të vendosur për çlirimin e vendit. Në moshën 15-vjeçare u përfshi në luftë, në moshën 20-vjeçare u bë udhëheqësja e rinisë antifashiste të luftës, që kishte mbi 95% të ish luftëtarëve për çlirimin e vendit. Pra, Liria kishte guxim.
Ajo, humbi në luftë syrin, në demonstratat e para, por nuk u dekurajua. Përkundrazi, Lirisë, iu shtua urrejtja kundër armikut, u bë më e vendosur e më me guxim, luftoi derisa doli në udhëheqje të rinisë. Lirinë do ta kujtojmë si një vajzë luftëtare e moshës së re. Pastaj Lirinë e kujtojmë se bashkë me të kemi qenë në Komitetin Qendror që nga plenumi i Beratit nga viti 1944.
-Deri sa u godit nga diktatura?
E kujtojmë Lirinë edhe për vuajtjen e saj natyrisht. E para më 1947 u godit nga diktatura, pastaj e rimori diktatori për ta pasur, për ta nënshtruar e për ta shfrytëzuar, influencën e mendjen e saj, por ajo nuk u nënshtrua, i qëndroi ballë për ballë, mbrojti idealet e saj, mbrojti vendimet e saj. Ajo ishte Liria, që nuk u bë kurrë vegël e diktatorit.
-Pse u godit ajo?
Diktatori duke parë inteligjencën e aftësitë e saj, pati frikë se mos i rrezikonte pushtetin dhe e goditi Lirinë në mënyrën më mizore. 30 vjet e degdisi nga malet e Kurveleshit e jo vetëm. Nuk e la t’i ndodhej pranë vajzës, Dritës, në lule të rinisë, nuk e la t’i jepte një gotë ujë, kur po ndërronte jetë. Kjo ka qenë mizoria e diktaturës kundër Lirisë.
-Kur ka qenë hera e fundit që e keni takuar?
Kam jetuar me të, 20 vjet në udhëheqjen e Organizatës se Bashkuar të Veteranëve. Ka qenë gjithnjë në udhëheqje.
Unë për fat, 5 ditë para se të humbte jetën, isha në shtëpinë e saj. Shkoja shpesh këto 3 vitet e fundit për ta vizituar, i merrja ndonjë mendim, e informoja e rrija me të. I merrja ndonjë mendim të mençur asaj gruaje. Doli më përcolli deri te dera dhe më përshëndeti, ishte përshëndetja e fundit.
-Për çfarë bisedonit me të këto kohë?
Liria ka qenë gjithnjë e shqetësuar, për çfarë po ndodh në vendin tonë dhe çfarë po bëhet me vendin tonë. Ju e keni ndjekur në publicistikën e saj, në informacionet që ka dhënë. Mendimet e Lirisë kanë qenë si t’i shërbejë popullit e atdheut që në moshën e rinisë e deri në vdekje.
-A kishte pengje ajo?
Pengun e saj e ka marrë me vete. E kishte peng, besoj e ka peng që e la Shqipërinë kështu siç po e shikoni ju sot. Ne nuk donim ta linim kështu. Edhe unë, nuk dua ta lë Shqipërinë kështu siç është, kur të iki, dua ta lë ndryshe, por nuk po e lëmë ndryshe.
Shqipëria u mor në dorë, nga njerëz që e po çojnë gjithnjë poshtë e më poshtë. Kjo ka qenë dhe mbetet preokupimi im dhe i saj.
Pas ndryshimeve demokratike e rrëzimit të diktaturës, thamë që do bëhet. Ne duhet të kishim shkuar në Europë. A do shkojmë dhe kur do shkojmë? Ky është pengu i Lirisë dhe i imi.
-Ajo ka qenë një ndër të paktët njerëz që është distancuar nga regjimi komunist, e ka kritikuar dhe ka kërkuar falje, për atë që mund të ketë qenë faji i saj në diktaturë…
Unë e ajo, megjithëse kemi vuajtur: unë 16 vjet e tre muaj, e ajo më shumë, i kërkojmë falje popullit për atë kohë që e kemi ndihmuar diktaturën.

“Belishova u tmerrua kur kuptoi katastrofën që i ishte bërë popullit”

Mes mesazheve të ndryshme që u dhanë dje, teksa përcillej për në banesën e fundit Liri Belishova, Gazmend Bakiu shkruante:
“E pata pyetur Liri Belishovën 10 vjet më parë:
-Si ka mundësi që ju dhe shumë të tjerë, vetëm pasi dënoheshit e burgoseshit vetë, perceptonit mizorinë e regjimit enverian, ndërsa përpara jush ishin dënuar shumë e shumë të tjerë, por ju kishit aprovuar?
Mu përgjigj:
-Kur je në majë të pushtetit të duket se gjithçka shkon mirë, madje se njerëzit janë të lumtur dhe se po bën gjërat e duhura. Por, një ditë, me këmbë tokë, tmerrohesh kur kupton katastrofën që i ke shkaktuar popullit tënd”. Bakiu shtonte më tej se në fakt, ajo dhe Bedri Spahiu janë dy byroistët e vetëm që kërkuan falje, ndërsa, përgjigja e Belishovës do të duhej të bënte të reflektonte cilindo pushtetar të çdo periudhe.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. In Memory
    Te nderuarn e shume te,respektuaren Liri Belishoven e kujtojm si nje vajze te guximshme qe ne Moshe te re ,Sakrifikoi ne rruget e barrigadave te tiranes u hodhe pa asnje rezerv ne lufte kunder fashizmit.
    Ajo dha gjene me te shenjte -..”Syrin’ per* lirin,pavarsine,drejtesin,demokracine per- ”atdheun e Shejte”..
    Lire Belishove gjat gjith jetes eshte shquare per squaresi,e Si inisiatore,e guximshme,Ajo vertet u angazhua ne luften antifashiste (koalicionin e ”alerted” antifshist USA.,Angli,Rusi),Kur nuke kishte tjeter alete.Lufta nuke behet ‘pa alert.
    Edhe bashkshorti Iiri Belishovs -Nako Spiro –
    eshte nje nga personalitiet me me shkolle, ishte economist I talenture.
    Enveri e akuzoi Si pro
    Jugosllave e Detyroi te vritet apo vetvritet nuke ka rendesi ”Nje kundershtare u hoqe”. Kalvari vazhdonte ‘.here ”deshmor” e here .”tradhtare”
    E Denuan Edhe bashkshotren Liri Belishoven.
    Por e rehabilitoi per opinione me mos te vlesohet,si ”hakmarrje”
    Liri Belishova Si thote Gjeneral lejtnante Rrahman Parllaku( udheheqes i njesive me te mdha partisan te Ushtrise Na. deri komandant divisionit V-te, Me vone,drejtuse qarqe, zv. minister I ministris mbrojtjes,zv /chef I shtabit pergjithshem,deputet ne kuvendin popullore ,edhe Mr.Rr.P.

    I demure 17 vjete pa drejtsishte,i cili beri nje vlersim fillzoofik te Loris
    Belishoves” qe luftoj me vendosmeri pa u perkulure,per ”mendime ndryshe per reformat bahkohore”.Fillzofe Liri Belishove ngeklet nje nga vajzate e grate Me te square te jetes se botes shqiptar” nga mbretresha Teuta deri me sotKa qene per studime per fillozofi ne Moshe den lir
    Kane ndigjuar. qe eshte invalid e luftes,kana. dashur ta favorizojn,jo ka then kame mire,atje eshte
    dalluer ne studime.(A.G.)
    Ajo Deshi shqiperine,bashkangjitur& Kosoven. Kreshnike & Camerine Martire .fv.

    Duhet qe ndonje historian,shkrimtare, gazetare, biograf (A.Doc etj te shkruajne nje liber biografik,historik,poliike per Ms. Liri Belksgoven.
    (eshte nje jete studetje,studete e revoltuare,guximshme,udheheqse rinse-president,,lufftetre guximshme,invalide lufte,udheqes shteti, students filozofise, ”udheheqse qe kerkoj reformat” ,Grua tragjike per vete e familjen ,qe mbijetoj ”kampeve” famkeq e persekutimi te gjate 30 vjecare”,por jetoj,luftoj per te rezistuare persekutimeve terroriste ,
    Arriti te lirohet ne democracy,() humbi vajzen Drita Como ne menyre misterioze,te njetin fate te kewe patio dene bashkshorti idyte Mao Como ish Ministry I Bujqesise)
    Liri Belishva jetoi e u aktivizua me veteranet, me respect,
    e ndjenja te Thella, me gjth Bedri Spahiun kerkune falje per punen ne regjmin dictatorial
    Qe nuke arriten ta ndryshonin.(populli nag Zorn perforce nje shprehje popullore
    “‘lute fasten memore sh,,,, ndac me hater ,ndac me zore”)
    Jetoji studioij,luftoj,punoi gjate
    (studjoi,luftoi,punoi,ne fashizem,nazizem,,lufte Na cl. nekomunizmin,monizmin,,demokracine )
    Une e kame takure,kame bisedure gjate,kam kembime librash me autograph.
    Me ka dheen disa shenime historike fjilozofike,dhe disa Libra per
    Prof. dr Sami Repishti PhD, luftetarit,patriotit Wnver Dajci etj
    Kujtimi,veprat e saj do te mbetene te pavdekshme.

    Fatbardh Doc
    Scientific Collaborator
    New York
    August 19 2018
    G&A,ND

    Përgjigju ↓