BOTA

Macron “i fiton zemrën” Trump: Marrëdhënia ime me të, si e Franklin me Voltaire!

20:30 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tashmë nuk është më sekret, marrëdhënia Trump-Macron është e një të ngushtë, sa i përket marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.




Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Presidenti francez Emmanuel Macron në fjalimin e tij përpara Kongresit Amerikan.

Presidenti Macron foli në fillim pikërisht për marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve. Ai tha se forca e lidhjeve mes tyre është burimi i idealeve të përbashkëta.

Ai bëri shaka lidhur me marrëdhënien e tij të ngushtë me presidentin amerikan, duke përmendur marrëdhënien e afërt që kishin edhe njëri nga baballarët themelues të Amerikës Benjamin Franklin dhe filozofi francez Volter.

“Kur Voltaire dhe Benjamin Franklin u takuan në Paris, shtrënguan duart dhe u puthën në faqe. Kjo mund të na kujtojë diçka” tha ai

Kaq ka mjaftuar, që në të paktën dy raste gjatë fjalimit të Macron, kongresmenët amerikanë të ngrihen në këmbë dhe të duartrokasin Macron.

“Mrekullia e marrëdhënies mes Shtetet e Bashkuara dhe Francës, është se nuk e kemi humbur kurrë lidhjen e veçantë, që është e rrënjosur thellë jo vetëm në historinë tonë, por edhe në indet tona”, tha presidenti Macron në fjalimin e tij.

Po me duartrokitje, Kongresi priti gjithashtu edhe zonjën e parë franceze Brigitte Macron, e veshur me të zeza, e cila u shoqërua me duartrokitje teksa shkonte në karrigen e saj në lozhën e sallës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.