Kryesore

WhatsApp kufizon moshën e përdoruesve të platformës

09:03 - 25.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Platforma e dërgimit të mesazheve, WhatsApp nuk do të jetë e aksesueshme për personat nën moshën 16 vjeç, në vendet e Bashkimit Evropian.




Aktualisht përdoruesit duhet të jenë të paktën në moshën 13 vjeç, por drejtuesit janë duke ndryshuar rregullat pak para prezantimit të rregullores së re të BE-së për privatësinë.

Aplikacioni që udhëhiqet nga Facebook do të kërkojë nga përdoruesit për të konfirmuar moshën kur të dërgohen mesazhe të reja në javët në vijim.

Ende nuk është bërë e qartë se si do të verifikohet kufizimi i moshës.

Rregullorja e përgjithshme e BE për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), e cila nis zbatimin më 25 maj, do t’iu ofrojë përdoruesve më shumë mundësi për të kuptuar se si kompanitë përdorin të dhënat e tyre.

Ata po ashtu do të kenë të drejtë të fshijnë të gjitha të dhënat e tyre personale. Aplikacioni planifikon që një kufizim të tillë të moshës të fillojë ta zbatojë në gjithë botën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.