Kryesore

Artistët futen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak: Nuk lejojmë prishjen e teatrit, do e ndjekim në rrugë ligjore

13:38 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grup artistësh u futën në ambientet e këshillit bashkiak të Tiranës, ata qëndruan votua pika për të cilën ata janë kundër. Në rend të ditës për miratim është edhe pika e cila i hap rrugë prishjës së Teatrit Kombëtar.




Në mbështetje të artistëve janë edhe këshilltarët e djathtë, të cilët thanë se në mënyrë mafioze do të nisë rruga për prishjen e Teatrit Kombëtar.  Artistët shpreh se në lidhje me këtë vendim do të e ndjekin në rrugë ligjore dhe Teatri Kombëtar të mos shembet.

“Ne do të presim dhe do të shohim se çfarë ndodh. Do të konsultohemi me avokat dhe do e ndjekim në rrugë ligjore çështjen”, thanë artistët pasi dolën nga mbledhja.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës thotë se asnjë prej projektvendimeve të trajtuara sot nuk kishte lidhje me Teatrin Kombëtar.

Nënkryetari i bashkisë, Abaz Hado tha: “Asnjë nga ligjet nuk prek Teatrin Kombëtar. Është një keqkuptim i madh”.

Kujtojmë që mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës u braktis sot nga këshilltarët opozitarë (PD dhe LSI) pasi, sipas tyre, 6 individë në sallë janë me mandate të bëra nul nga Gjykata e Tiranës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.