SPORT

Bayern Munchen rrezikon të dënohet nga UEFA

16:57 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

UEFA ka raportuar se një procedurë disiplinore është hapur për Bayern Munchen, lidhur me incidentet që kanë ndodhur pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të luajtur të mërkurën mbrëma, kundër Real Madridit (1-2).




Në fund të ndeshjes në fjalë, disa tifozë u hodhën në fushë, nga drejtime të ndryshme të “Allianz Arena”, të cilët duheshin “neutralizuar” nga personeli i sigurisë, për të ruajtur integritetin e lojtarëve.

Sikurse duket edhe në foto, njëri prej tifozëve ia ka dalë t’i afrohet shumë afër Ribery dhe ta tërheqë për fanelle francezin, për ta përqafuar si duket, sepse anësori ishte më i miri te bavarezët në këtë sfidë.

Akuzat që aplikohen ndaj Bayern Munchen në këtë rast janë ato për “pushtimin e fushës”, sipas nenit 16 (2) të rregullave disiplinore, si dhe për shfaqjen e një baneri të paligjshëm, me një mesazh të natyrës ofenduese.

Rasti do të adresohet nga Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s, më 31 maj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.