AKTUALITET

Emri/ Vritet me thikë i riu shqiptar nga tre bashkëkombas të tjerë

22:30 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Greqi. Ngjarja është regjistruar një ditë më parë në Exarchia të Greqisë.




Sipas asaj që njoftojnë mediat greke, mësohet se viktimë ka mbetur shqiptari Mihal Kapurani, nga qyteti i Korçës.

I riu mësohet se është qëlluar 5 herë me thikë nga dy persona. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për çështje pagese, duke bërë që autoritetet të dyshojnë për pazare droge.

Autoritetet thanë se kanë identifikuar emrat e ekzekutorëve dhe se bëhet fjalë për një shtetas me origjinë nga Përmeti, banor i Athinës, si dhe dy shtetas të tjerë shqiptarë me banim në Shqipëri, të cilët kanë hyrë në kufirin grek pak ditë më parë.

Identitetet e të dyshuarve u janë dërguar pikave kufitare me Shqipërinë si dhe Policisë shqiptare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.