EKONOMI

Vendimi/ Qeveria jep me qira Portin e Sarandës për 20 vjet…për vetëm 1 Euro

17:40 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria ka vendosur të japë me qira një pjesë të Portit të Sarandës. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në mungesë të Kryeministrit Edi Rama i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Gjermani.




Sipas vendimit të fjalë, qeveria ka vendosur të japë me qira për 20 vitet e ardhshme, një pjesë të ambienteve të Portit të Limjonit.

Bëhet fjalë më konkretisht për ish-bazën ushtarake detare të portit, një sipërfaqe të përgjithshme prej 5 370 m2, nga të cilat 90 m2 janë sipërfaqe objekt dhe 5 280 m2 janë sipërfaqe funksionale.

Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Portin Detar, sh.a. Sarandë për zbatimin e këtij vendimi, i cili do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.