AKTUALITET

VIDEO/ Shkatërrohet mafia shqiptare në Madrid, kapen 1 ton kokainë dhe 1.5 mln Euro

12:52 - 30.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 1 ton kokainë është zbuluar dhe sekuestruar nga policia spanjolle në Madrid, në një mega-operacion kundër narkotrafikut, ku u shkatërrua një bandë e përbërë nga shqiptarë.




Lajmi bëhet i ditur nga mediat e huaja, sipas të cilave në pranga kanë përfunduar 5 persona.

Emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur, por mësohet se janë 2 shqiptarë, 2 spanjollë, si dhe lideri i organizatës me kombësi kolumbiane.

Në operacionin ku u përfshinë DEA amerikane dhe Europol, u bë i mundur sekuestrimi i një sasie rekord kokaine prej 1 ton, si dhe një shumë prej 1.5 milionë euro.

Hetimet për këtë organizatë kriminale nisën në Nëntor. Nga hetimet, u zbulua se shqiptarët kishin për detyrë transportimin e kokainës nga Kolumbia me anë të avionëve të vegjël.

Banda fuste lëndën narkotike në Spanjë me fluturime charter, duke u shtirur si një  kompani që ofronte transport. Më pas kokaina shpërndahej nëpër të gjitha vendet e Europës.

Gjatë operacionit, agjentët e policisë spanjolle zbuluan dhe sekuestruan në total 790 pako me kokainë, disa automjete shumë kubikëshe, telefona dhe karta identiteti false, si dhe municione.

Në të njëjtën kohë, hetimet vazhdojnë për të zbuluar lidhjet e tjera të bandës me trafikantë të tjerë në vendet e ndryshme të Europës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.