AKTUALITET

Detaje/ 5-20 mijë euro për vizë amerikane. Si u zbulua rrjeti tek Kodra e Diellit

18:48 - 14.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje zbulohen në lidhje me operacionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme për shkatërrimin e organizatës që merrej me falisifikimin e vizave.




Mësohet se vetëm sot është lëshuar urdhër arresti për 14 persona, por hetimi për këtë grup të strukturuar ka nisur rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Ka qenë prokurori i çështjes Vladimri Mara ai që ka prerë urdhër arrestet për 14 personat të cilët bazën e përpunimit të materialeve e kishin në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë.

Ky grup i strukturuar kriminal kishte në pronësi dy laboratorë për falsifikimin e dokumenteve, kryesisht viza të huaja, ndërsa qytetarët paguanin nga 5 mijë deri në 20 mijë euro.

Përgjithësisht ky grupim falsifikonte viza për në SHBA, Kanada dhe Britani.

Ndërsa fillimisht qytetarëve u sigurohej një pasaportë italiane, edhe këto false.

Policia ka marrë indicie pas arrestimit në flagrancë të një personi që tentoi të largohej nga vendi me pasaportë italiane të falsifikuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.