KULTURË

Festivali “Ditënetët e librit”, një rikthim te magjia e letrës

14:50 - 15.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Vargje, promovime, arie, skica, konkurse, përkthime, autorë të ftuar, rrëfime shkrimtarësh, sfilatë libër e letër. Më shumë se 70 aktivitete mbahen në Tiranë në Muzeun Historik Kombëtar, Akademinë e Arteve, Lezhë e Fier në datat 16-20 maj. Përkthimet e mëdha, veprat e mëdha, letërsi artistike, shqipe dhe e huaj e mandej literaturë gjuhësore në një takim me Ledi Shamku-Shkrelin. Gjithëçfarë synohet është një festë dite e nate, që nis nga libri, për t’u përbashkuar në zhanre të tjera arti.
Çelja e festivalit bëhet te Atriumi i brendshëm i Muzeut Historik Kombëtar. Në ceremoninë e inaugurimit, krah organizatorit “Klik EkspoGroup” nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës do të jenë të ftuar ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ajo e Arsimit Lindita Nikolla, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Rexhep Hoti, zv.ministër i Kulturës i Kosovës. Menjëherë pas çeljes, Kosova vjen mes vargjesh. Poezi nga Ali Podrimja, Din Mehmeti, Azem Shkreli, Rexhep Hoti dhe Ismail Syla lexohen nën moderimin e DianaÇulit eAlda Bardhyli nënjë panel ku të ftuar janë studiuesi Pandeli Koçi e IrisGjinovci. Takimi shoqërohet me arie, poezitë e zgjedhura të poetëve të Kosovës recitohet nga Justina Aliaj nën tingujt e pianos së Etrita Ibrahimit, për t’ia lënë vendin sfilatës “Libër & Letër” të Akademisësë Arteve nga Prof. Najada Hamza.
Njëherit, do të mbahet edhe ceremonia e Vlerësimit me Medaljen “Shqiponja e Artë” për zëvendësministrin e Kulturës së Kosovës, Rexhep Hoti “Për kontributin në nismat kulturore përbashkuese që përçojnë vlerat e gjuhës dhe letërsisë shqipe”.
PËRKTHIMI
Një vend i madh në këtë festival i është lënë përkthimit, si një farë “letërsie e dytë”, ose të rishkruemit të një libri në një gjuhë tjetër.
Më 17 maj te Atriumi i Muzeut Historik Kombëtar do të diskutohet për rolin e përkthyesve dhe përkthimeve në Ballkan, ndihma e rezidencës europiane të shkrimtareve në Tiranë, revista Poeteka dhe përkthimet ballkanike, Botimet Poeteka, shtëpia botuese që ka në fokus letërsinë e rajonit. Eventi i organizuar nga Poeteka nëmoderimin e Arian Lekës, mbahet me pjesëmarrjen e Ben Andonit (përkthyes, gazetar kulture),
Milena Selimit (përkthyese, këshilltare e ministres së Kulturës), dr. Silvana Leka (Drejtore e Botimeve Poeteka), Dr. Arian Leka nga Akademia e Studimeve Albanologjike dhe Emina Zuna shkrimtare nga Bosnja (Erasmus Mundi Felloëship).
Më 18 maj, rivjen në vëmendje një emër i lënë mënjanë i përkthimit. Në orën 18:00, Profesor Edmond Tupja drejton një bisedë mbi përkthimin.
Botimet Zenit me rastin e 100-vjetorin të lindjes se një prej mjeshtrave më të mëdhenj të përkthimit-HalitSelfo- nga i cili kemi në një shqipe të pakrahasueshme vepra madhore si Robinsoni, Guliveri, Zhyl Vern, Dumas, Anatol France, De Amicis etj, flet për Halit Selfon në orën 18:00 me 18 maj.





TAKIME E RRËFIME
Përtej letërsisë që shkruan, për shkrimtarin si krijues, interesiështë i madh edhe sa i takon rrëfimit mbi veten, përtej rrëfimit mbi personazhet e tij.
Paraditen e 16 majit, mbahet një takim që synon të nxjerrë në pah gjenezën e letërsisë së disa autorëve. Te Stenda e Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, nisur nga Dritëro Agolli do të ketë në fokus të takimit të tij, gazetarët që u bënë shkrimtarë. Cilët janë ata dhe si nisi udhëtimi i tyre drejt letërsisë. Nën titullin “Gazetarë – Autorë, stil jete” shembujt që do jepen do të kenë synim të shpërfaqin karrierat e nisura nga redaksitë mediatike, për të shkuar në shtëpitë botuese tanimë si autorë.
Një qasje me interes, është edhe ajo për të cilën do të flasë drejtori i Muzeut Kombëtar Dorian Koçi. Fokusi i bisedës së tij është “Rrëfimi letrar përmes historisë” dhe ai zhanër letrar që ngërthen sa faktet historike, po aq trillin e shkrimtarit, duke pasur të ftuar historianë, kritikë arti e studentë të Gjuhë-Letërsisë. me 17 Maj, është shkrimtari Bashkim Shehu që përballë Ben Andonit vjen në një bisedë për letërsinë e tij e më gjerë.
“Libri i përmirësuar nga filmi, a ndodh?”. Iris Elezi, do të rreket t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje dhe atyre që kanë të bëjnë me raportin mes librit dhe filmit, e mandej, edhe vetëshndërrimit që pëson libri kur bëhet film. Drejtoresha e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, do të bisedojë me studentë të Artit Skenik, kritikë arti, skenaristë dhe studentë të Gjuhë-Letërsisë.
Mandej, më 19 maj, nën moderimin e Arben Andonit, një takim mbahet për karikaturën. “Karikatura- shqiptarët përballë identitetit”, bashkon
Bujar Kapexhiun, Arben Meksin, Ardian Karanxhën dhe Shpend Bengun në një bisedë mbi imazhin me të cilin janë përcjellë shqiptarët në botë, përmes karikaturës, kryesisht si viktima në duart e Europës.
Më 18 maj, promovohet librit “Bekimi i Plisit të Moisiut” i autorit dhe aktorit Çun Lajçi. Pranë tij do të jetëBesnik Mustafaj, ndërsa vetë aktori Çun Lajçi që do të rrëfejë dhe do tëperformojë.
Po më 18 maj, nën titullin “31 Aforizma – 31 leksione” do tëmbahet një bisedë mbi librin e aforizmave “Nulla Dies Sine Linea” të Dritëro Agolli, event i Shtëpisë Botuese “Dritëro” me moderimin e Aleksandër Çipës. Mes takimeve, me interes është edhe biseda me poetet e Kosoves Valentina Saraçini, Ilire Zajmi dhe Shqipe Malushi (përmes vargjeve), ndërsa poezitë recitohen nga aktorja e njohur skenës së Kosovës Safete Rogova.
Të premten me 19 maj, duke marrë shkas nga një libri “Dashuri në moshën e Krishtit”, letërkëmbim mes Dritëro dhe Sadije Agolli, mbahet takimi që ngre pyetjen: A ka më Letërkëmbim dashurie në moshën e “Fast-Textit”? Eventi është i organizuar nga “Letërsia dhe Qyteti & Botimet Dritëro” nën moderimin e Beti Njumës, ku i ftuar është Prof. Shaban Sinani.
Po atë ditë, për Kadarenë flitet duke marrë shkas nga vargjet e proza lirike. Një bashkëpunim i projektit Letërsia dhe Qyteti me Botimet Onufri, takimi që sjell fakte kurioze mbi jetën e recitime të shoqëruara në piano, moderohet nga Alda Bardhyli e Mimi Dhima. Po ashtu, një tjetër takim mbahet për Kadarenë të dielën e kësaj jave nag Mimoza Puto me temë “Ismail Kadare dhe pasqyrimi i veprës së tij në shtypin spanjoll të kohës”.
Me 19 maj, mbahet edhe promovimi i librit “L’Italia che sognava En ver” i Nicola Pedrazit me “Besa Editrice”.
FOTO&SKICA
Në larminë e imazhit, më 17 maj, promovohet një‘Album-Antologji’ e përgatitur nga FotaqAndrea që përfshin mbi 200 sinopse dhe 1000 imazhe nga gjenitë e artit botëror, mjaft prej tyre të panjohura, si Volter, Longfellow, Tizian, Giorgione, etj. Vëllimi i botuar nga “Zenit Art” përmbledhautorë e vepra.
Po në këtë lami, vlen të përmendet edhe aktiviteti që mbahet të shtunën e 19 majit në orën 19.00 te Pavijoni i Akademisë së Arteve Pamore, njëceremoni të Çmimit tëIlustratorit “Tendencë”, nën kujdesine Prof. Ardian Isufit. Në takim do të jenë edhe studentë, botues, autorë e artistë.
Po në Pavijonin e Fakultetit të Arteve Pamore mbahet ceremonia e Çmimeve të Ilustratorit më të mirë nën kujdesin e David Kryemadhit dhe me praninë e studentëve, botuesve, autorëve dhe aplikantëve për konkursin.
Paraqiten njëherësh edhe ilustrimet e 10 poezive të përzgjedhura tëDritëroAgollit. Të dielën me 20 maj një takim mbahet në kujtim të Niko Nikollës, shkrimtarit të madh të satirës dhe humorit nën kujdesin e së bijës, Flora Nikolla.
E diela e 20 majit, shënon ceremoninë e Çmimeve të Mediumit më të mirë. Me moderimin e Rashel Kolanecit dhe ElaQatos.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.