Kryesore

Saimir Tahirit iu prish skafi, thirri policin për ta rregulluar… Takimi me Artan Habilaj

09:34 - 15.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera fakte interesante kanë dalë në dritë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kërkoi burg për ish-ministrin, tregohet një episod për skafin e prishur që kishte në përdorim Tahiri.




Sipas organit të akuzës, punonjësi i policisë Naim Brahimaj ka pranuar njohjen me Saimir Tahirin dhe që është takuar me të në Gusht të vitit 2014.

Naim Brahimaj, i cili aktualisht mban detyrën e inspektorit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Durrës, u telefonua nga Greqia nga Saimir Tahirit në Gusht të vitit 2014. Në atë periudhë, ish-ministri ka qenë me pushime në shtetin fqinj, dhe kishte shkuar në Korfuz me skaf, ku dhe i ishte prishur.

Akuza sipas prokurorisë

Në Gusht 2014, në mbrëmje vonë, në numrin e tij telefonik 06********, u telefonua nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri, i cili i tregoi se i ishte prishur një motorr skafi, ndodhej larg dhe i kërkoi mendim se si duhej të vepronte. E udhëzoi të mundohej ta ankoronte diku. Komunikoi disa herë me të atë natë dhe u njoftua se ishte mundësuar ankorimi. Saimiri i kërkoi që të nesërmen të shkonte në Greqi, ku ai ndodhej me pushime, ndërsa do ta merrte dikush me makinë dhe do të shoqërohej edhe nga një teknik tjetër.
Të nesërmen rreth pasdites, u telefonua nga Artan Habilaj, të cilin e njihte më parë. Me të, së bashku dhe një shtetas tjetër, të quajtur Aurel Konakçiu, udhëtuan me automjetin Audi i cili i ishte blerë Saimirit, në drejtim të Greqisë, duke kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë. Mbërritën kur ishte ende natë, në vendin e ankorimit të skafit, ndërsa Artani si drejtues mjeti orientohej shumë mirë. Duke filluar që në mëngjes, ai dhe Aureli u morën me rregullimin e skafit me mbishkrimin Solemar me fuqi 234 kë me dy motora Nanni, me gjatësi rreth 12 metra, ndërsa Artani lëvizi pa ditur se për ku. Më vonë aty mbërriti edhe Saimiri. Gjatë kohës së qëndrimit atje, u takua me babain e Saimirit, Bashkimin, me Elona Gjebrenë që ndodhej së bashku me bashkëshortin

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.