Kryesore

Basha: Audio-përgjimi i Agron Xhafajt është autentik, Rama mbron krimin

17:14 - 16.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lulzim Basha nga samiti i PPE gjeti kohën për reaguar ndaj akuzave të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çështjen e vëllait të Fatmir Xhafajt.




Kreu i PD-së në statusin e gjatë në Facebook, mbron qëndrimin se audio-përgjimi i publikuar është autentik dhe sipas tij vëllai i ministrit të Brendshëm, merret me trafik droge.

“Materiali audio provoi se Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale, por është drejtues i trafikut të drogës, nën mbrojtjen e të vëllait Ministër i Brendshëm. Këtë fakt nuk e mohoi dot as vetë Edi Rama sot, sepse ai e di që Agron Xhafaj është një nga kokat e krimit. Edi Rama ka mjaftueshëm informacion për fuqinë e Agron Xhafajt mbi policinë e Vlorës, Policinë e Shtetit dhe rrjetit të tij kriminal në Vlorë. Është mashtrim deklarata e Edi Ramës se ai po pret raportet e agjensive ligjzbatuese, nëse kanë indicie për Agron Xhafajn! Faktet tregojnë se ai fshehu dhe mohoi për 3 vjet rresht raportet e shërbimeve sekrete vendase dhe të huaja për implikimin e Saimir Tahirit dhe Policisë së Shtetit në kanabizimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës”, shkruan Basha në Facebook.

Kreu i PD shkruan se nuk i beson deklaratave të Ramës, për ekspertizën e bërë sipas kryeminsitrit në laboratorë ndërkombëtare.

“Në asnjë rresht të deklaratës së tij, Edi Rama nuk u dha llogari shqiptarëve pse Fatmir Xhafaj ka penguar zbatimin e ligjit Antimafia për pasurinë e të vëllait, i dënuar për trafik droge dhe, rrjedhimisht, edhe për pasurinë e vet, siç e kërkon me detyrim ligji Antimafia”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.