KULTURË

E larguan nga Teatri i Kukullave, flet për herë të parë Monika Lubonja: Më tradhtuan

20:50 - 16.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Largimi i saj nga drejtimi i Qëndrës Kulturore Kombëtare të Fëmijëve në muajin Janar të këtij viti u komentua gjatë në media dhe rrjetet sociale. Por vetë aktorja Monika Lubonja nuk u prononcua.




Sot e ftuar në studion e “Rudina”, Lubonja foli për herë të parë për largimin nga ky post.

Ajo është akuzuar për korrupsion dhe abuzime në QKKF, por aktorja nuk pranoi të jetë e akuzuar personalisht ndërkohë që shtoi se është goditur për shkak të sukseseve që ka arritur.

“Unë nuk jam akuzuar për asgjë. Nuk jam prononcuar për asnjë lloj gazete apo media sepse e quaj farsë këtë. U godita unë si Monika nga dy punonjëset e institucionit tim që unë i di shumë mirë dhe jo vetëm unë, por i gjithë institucioni. Jam goditur për sukseset që arriti ky institucion sepse ne kemi xhelozi shumë të madhe nëse shikojmë dikë më mirë. Unë jam artiste dhe njeri i lirë që bëj vepra jashtëzakonisht të bukura për fëmijët. Mua nuk më vjen keq që dhashë dorëheqjen, e bëra me dinjitet të plotë. Nuk më është kërkuar ta bëj. Ministrja e Kulturës më ka thënë të qëndroj derisa të dalin në vendime personat kopetentë. Unë i thashë që do t’i jap dorë të gjitha hetimeve. Unë kur kam shkuar në atë institucion kam gjetur vetëm disa letra, sot ai institucion jo vetëm nga ana artistike, por edhe juridike ka volum me shkresa dhe me të gjitha rregullat. Nëse këta njerëz do donin të shikonin shkeljet në këtë institucion, unë do t’i them që në 2011-ën para se të shkoja unë është bërë një festival me vlerë 27 milionë lekë dhe po ta krahasosh me festivalin që bëra unë, të Eurovisionit janë harxhuar 17 milonë lekë dhe çdo gjë ka qenë nën kosto. Dhe jo vetëm kaq, por edhe të ardhurat e institucionit i kam deklaruar në ministrinë e Kulturës”, tha Lubonja./tvklan


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.