Show-Bizz

Kylie Minogue: Tashmë kam gjetur sërish veten…

17:16 - 16.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vitet kalojnë por këngëtarja australiane, Kylie Minogue,vazhdon të jetë po aq simpatike dhe po aq në formë si dikur.




Ajo është parë duke bërë shopping në Londër, e veshur me një fustan xhins dhe një palë taka të larta, të cilat e bëjnë të duken me shumë stil.

Në një intervistë për “Daily Telegraph” , Minogue është shprehur se tashmë që është më e madhe në moshë, ka më shumë besim tek vetja dhe ndihet shumë mirë.

“Kam gjetur veten sërish. Tashmë që jam 50 vjeç, gjërat më duken shumë mirë. Kam gjetur sërish veten dhe ndihem komode për atë që jam” është shprehur këngëtarja simpatike, e cila në vitin 2017 u nda nga i fejuari pas dyshimeve se ishte afruar me një grua tjetër. /J.K – Gazeta Shqiptare/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.