SPORT

Minifutboll/ Fatmir Hysenbelliu shkëlqen në krye të “Prestige Resort”

11:26 - 16.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kampionati Europian i Minifutbollit nuk është më një ëndërr, por një realitet i prekshëm, pasi për herë të parë Shqipëria do të jetë pjesë e këtij turneu, i cili do të zhvillohet në Kiev të Ukrainës nga data 12 deri më 18 gusht. Shorti i vendosi kuqezinjtë në vazon e fundit së bashku me Bosnjë-Hercegovinën, Kazakistanin (fitues i ‘Euro 2016’) dhe Hungarinë, gjysmëfinaliste e edicionit të shkuar. Është një short i fortë, por Shqipëria pritet të konkurrojë denjësisht, pasi kampionati i minifutbollit amator po nxjerr në pah disa ekipe dhe elementë shumë cilësorë.




Pas 4 javësh të zhvilluara, “Prestige Resort” kryeson kampionatin me pikë të plota, 4 ndeshje, katër fitore, 23 gola të shënuar dhe gjashtë të pësuar. Kryeson listën e golashënuesve më të mirë kapiteni i “Prestige”, Fatmir Hysenbelliu. “Prestige” mori kryesimin e kampionatit pasi mposhti në ndeshjen e fundit Egnatian me rezultatin 4-2. Lojtarët më të mirë të tri ekipeve të para do të përzgjidhen për të qenë pjesë e ekipit përfaqësues, i cili do të luajë për herë të parë në Kampionatin Europian të Minifutbollit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.