Politike

Ndryshoi ligjin për të mbrojtur vëllain?! Xhafaj: Akuza më qesharake që kam dëgjuar

19:01 - 16.05.18 Gazeta Shqiptare

Lidhur me akuzat e bëra nga Partia Demokratike, se Fatmir Xhafaj në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Ligjeve ka ndryshuar Kodin e Procedurës Penale për të mbrojtur të vëllanë, Ministri i Brendshëm i cilëson të tilla deklarata qesharake dhe të pabaza.

Në konferencën urgjente të thirrur prej tij, Ministri Xhafaj theksoi se ndryshimet janë bërë pas rekomandimeve të ndërkombëtarëve dhe në përputhje me Konventën Europiane.

“Për ligjin shqiptar në fuqi, është parashtruar rrjedhimisht, në Shqipëri Agron Xhafaj për asnjë shkak nuk do të duhej të bënte asnjë ditë burg.  Lidhur me falsifikimin e Kodit të Procedurës Penale, është akuza më qesharake që kam dëgjuar ndonjëherë. E kam të vështirë ta besoj, se edhe pse nuk kam asnjë simpati për ato që më akuzojnë, më habitin të tilla akuza injorante. E para nuk ka asnjë kontribut teknik timin në këtë çështje, por e mbroj fort si një nen që është në përputhje me Konventën Europiane dhe me Kushtetutën e Shqipërisë. Pra është një standard ndërkombëtar, dhe as nuk e kemi shpikur ne.” tha Xhafaj

Shfaq Komentet (4)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

  1. Po aman dhe ti o burre shiko kush ti ben kto akuza pastaj ktheju pergjigje se salianjit me shok eshte ulje ti kthesh pergjigje.

    Përgjigju ↓