Show-Bizz

Jennifer Lopez godet serish…

21:26 - 17.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çdo këngë që ajo nxjerr kthehet në hit. Së fundmi, Jennifer Lopez ka realizuar këngën “Dinero” në bashkëpunim me reperen Cardi B dhe DJ Khalid.




Pritet që kënga të rezultojë e suksesshme ashtu sikurse ka ndodhur me thuajse të gjitha këngët e saj. Teksa ka promovuar “Dinero” ajo ka falënderuar edhe bashkëpunëtorët e saj të lart përmendur. Sipas revistës “Forbes”, Jennifer Lopez arrin të fitojë 40 milionë dollarë në vit dhe vlerësohet se ka një pasuri prej 400 milion dollarësh, kështu që nuk është aspak çudi që ajo i këndon parave.

Sakaq, mësohet se këngëtarja 48 vjeçare ka edhe shumë projekte të tjera në vijim siç është pjesëmarrja në filmin “Shades Of Blue” dhe “World Of Dance”. /J.K – Gazeta Shqiptare/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.