AKTUALITET

Dështon mbledhja e taksës së pronës? Qytetarët mund të paguajnë disa muaj bashkë

16:57 - 18.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndonëse se nga Ministria e Financave u njoftua se taksa e pronës do të mblidhej pas datës 1 prill qytetarëve ende nuk iu ka mbërritur në asnjë faturë taksa e re.




Sipas kryetarit të Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali mungesa e të dhënave në sistemin e banesave ka bërë që taksa e pronës e llogaritur me metodën e re të mos arkëtohet.

Një problem tjetër për bashkitë, sipas Agron Haxhimalit, është mungesa e bashkëpunimit institucional të qeverisë qendrore me atë vendore.

Por sipas kreut të shoqatës nuk përjashtohet mundësia që qytetarët të paguajnë dy apo më shumë muaj sëbashku. Kjo do të ndodhë deri sa bashkitë të krijojnë një database të saktë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.