AKTUALITET

EMRAT/ Rrjeti i prostitucionit në lokalet e Shkodrës, kush janë 11 anëtarët e grupit

12:04 - 19.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim, një grup kriminal të drejtuar nga Rinard Tota, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.




Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër përfundoi hetimet paraprake të procedimit të vitit 2014, ka ngritur akuzë dhe derguar për gjykim 11 të pandehur, të cilët prej shumë vitesh kishin rekrutuar disa vajza dhe i shfrytëzonin për prostitucion në disa lokale dhe hotele në qytetin e Shkodrës, e më pas paratë e përftuara nga kjo veprimtari kriminale i riciklonin në aktivitetet tregtar dhe ndertimtari.

Nën akuzë janë:

– I pandehuri Rinard Tata ( alias Federik Tota ), lindur dhe banues ne Shkodër, i arrestuar, i dënuar edhe më parë, i cili akuzohet se ka kryer veprat penale të “Shfrytezim i prostitucionit”, në dem të disa femrave, “Mbajtja e lokaleve per prostitucion”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, duke ricikluar ne aktivitetin e tij privat, dhe ndërtimtari paratë e përfituara nga shfrytëzimi i prostitucionit, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, për qëllime biznesi dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi ka ndërtuar 3 kate mbi pronën e tij ekzistuese.

– E pandehura Sunila Mehja, lindur dhe banuese ne Shkodër, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, në dem të disa femrave dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

-I pandehuri Kastriot Musa, lindur në Barbullush, Shkodër, i arrestuar, i akuzuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, në dëm të disa femrave.

-E pandehura Ardita Muça, lindur e banuese në Shkoder, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprën penale të “Prostitucionit”

-E pandehura Angje Ndrecaj, lindur dhe banuese në Manati, Lezhë, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprën penale të “Prostitucionit”.

-E pandehura Anita Lleshi, lindur ne Burrel dhe banuese në Kamëz, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprën penale të “Prostitucionit”.

-E pandehura Albana Musa, lindur në Korçë dhe banuese në Bushat, Vau Dejës, e arrestuar, e cila akuzohet se ka kryer veprën penale të “Prostitucionit”.

-E pandehura V.H., e hetuar në gjendje të lirë, e cila akuzohet se ka kryer veprën penale të “Prostitucionit”.

-I pandehuri E.L., i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale të “Prostitucionit”.

-I pandehuri E.C., i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale të “Prostitucionit”.

-I pandehuri M.P., i hetuar në gjendje të lirë, i cili akuzohet se ka kryer veprën penale të “Prostitucionit” .

Në funksion të këtij hetimi është vendosur sekuestro preventive mbi godinën Bar-Kafe “TATA”, e ndodhur në lagja “Manush Alimani”, Shkodër në pronësi të të pandehurit Rinard Nikollë Tata.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.