Show-Bizz

Alketa Vejsiu tregon për bashkëshortin: Kam marrë çunin më king të Vlorës, më tërhoqën sytë e tij

09:05 - 20.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo është një nga moderatoret më të dashura për publikun, ndërsa sa i përket jetës privatë ajo është hermetike.




Fjalën e kemi për Alketa Vejsiun, e cila e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacajt, ajo si rrallë herë ka folur për bashkëshortin e saj, njohjen me të, të cilin e ka konsideruar si një nga djemtë më të bukur të Vlorës.

E pyetur nga Rudina Dembacaj se cili ka qenë kriteri që ke zgjedhur njeriun e jetës, Alketa iu përgjigj: “Sytë e tij. Aty filloi gjithcka se i ka sytë blu dhe jam shumë e lumtur që ia ka trashëguar dhe djali. Them që kam marrë një nga cunat më king të Vlorës. Është një lidhje që ka kompatibilitet, mirëkuptim, repsekt. Mbi dashurinë është respekti. Për mua është respekti pastaj dashuria dhe pasioni. Nëse ka dashuri dhe s’ka respekt, atëherë është e destinuar të shpërbëhet. Këto funksionojnë të gjitha dhe na japin mundësi që ti japim fëmijëve një model të mirë”.

Ndërsa pyetjes se sa mirënjohëse i je bashkëshortit për arritjet profesionale dhe a është ai mbështetës, Alketa Vejsiu i është përgjigjur kështu: “Është gjithcka. Për mua dashuria në jetë është ekuilibër i madh. Edhe lëkura në mëngjes shkëlqen ndryshe kur ti fle dhe zgjohesh i lumtur, kështu që me këtë fjali i kam thënë të gjitha. Ndërsa sa i përket faktit se a është mbështetës? Shumë, për çdo gjë. Ai mendon absolutisht që je një nënë më e realizuar dhe një partnere më e lumtur kur përmbush ashtu sic duhet interesat dhe pasionet e tua në jetë. Të dy jemi një skuadër e mirë”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.