POLITIKË

Klosi në Berat flet për “masakrën” ndaj mjedisit: Revokim të lejeve për guroret

19:42 - 20.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lejet mjedisore për guroret në malin e Tomorrit do të revokohen. Kështu shprehet Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi në një takim me banorët e Beratit, në vijim të turit “Puna për Shqipërinë që duam”.




“Është e tmerrshme ajo që ka ndodhur në malin e Tomorrit. Është e tmerrshme që mali i Tomorrit vazhdohej të shfrytëzohej në mënyrë krejtësisht jo të rregullt për sa i përket interesave të njerëzve, të komunitetit shumë të madh bektashi dhe të njerëzve që e shikojnë malin e Tomorrit si mal të shenjtë. E kemi thënë në fushatë, e kemi kërkuar shpesh që ato që shfrytëzojnë guroret në malin e Tomorrit, të kishin një trajtim normal të mjedisit. Nuk e bënë kurrë dhe ne prandaj kemi marrë vendim që atyre guroreve t’u revokojmë lejet, derisa në kuadër edhe të gjitha poltikave që kemi në të gjithë Shqipërinë trajtimi i malit të bëhet me norma e parime, nisur edhe nga e mira e përgjithshme e qytetarëve dhe komunitetit që jeton në këtë zonë kaq të bukur”.

Klosi thotë se do të marrë fund edhe problematika me mbetjet që depozitiohen pranë lumit Osum.

“Është e pafalshme që ne të kemi akoma vend depozitime pranë lumit dhe kur del lumi e fryhet e ka më shumë reshje, plehrat e Beratit, apo të Urës Vajgurore, apo të Poliçanit e Skraparit, shpërndahen gjatë gjithë rrjedhës së lumit dhe krijohet një situatë si ajo që na u krijua vjet në dimër, e cila nuk është fare prezantuese e qarkut tonë kaq të bukur dhe kaq të mrekullueshëm”.

Ministri Klosi u kërkoi qytetarëve që të denoncojnë të gjithë drejtuesit dhe nëpunësit e korruptuar apo që nuk kanë kryer detyrën e tyre duke paralajmëruar të gjithë drejtuesit e institucioneve se janë në monitorim të rreptë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.