Show-Bizz

Nuk kanë ndalur skandalet, një tjetër regjisor akuzohet për dhunë seksuale

16:56 - 20.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fshikullima e akuzave të dhunës seksuale nuk ka kursyer së fundi as njërin prej regjisorëve më të famshëm francezë, Luc Besson.




Policia në Paris është duke hetuar pretendimet e ngritura ndaj tij për përdhunim.

Ankesa është depozituar nga një aktore, të cilën 59-vjeçari e njeh, por thotë se bëhet fjalë thjesht për ide që kalojnë në nivel fantazie, ndërsa këmbëngul se kurrë nuk është sjellë në mënyrë të pahijshme me gruan në fjalë.

Regjisori i filmave të tillë si Leon, Metroja, Elementi i pestë dhe Nikita, i solli së fundi publikut epikën fantastiko-shkencore, Valeriani dhe Qyteti i njëmijë planetëve, ku interpretonte edhe modelja Cara Delevingne.

Asia Argento e riktheu temën nevralgjike të momentit në festivalin e Kanës, ku i akuzoi pa bërë emra disa prej të pranishmëve se i kanë mbuluar krimet e Harvey Weinsteinit.

Aktorja deklaroi se Weinstein e ka përdhunuar në 1997-ën, pikërisht në qytetin bregdetar.

“Isha 21-vjeç, kujtoi ajo, dhe ky festival ishte terreni i tij i gjuetisë”.

“Dua të bëj një parashikim: Weinstein nuk do të jetë kurrë më i mikpritur në këtë vend, por edhe ju të tjerët e dimë se kush jeni”, ishte deklarata e fortë e Argentos.

Festivali e uli siparin me çmimin e tij të madh “Palma e artë”, që këtë herë i shkoi një regjisori japonez, Hirokazu Kore-eda dhe dramës së tij familjare “Shoplifters”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.