AKTUALITET

Po udhëtonte me motor, aksidentohet për vdekje 29-vjeçari

22:31 - 20.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 29-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasoj e një aksidenti në aksin rrugor Fushë-Krujë-Rinas.




Viktima E. B. 29 vjeç,  banues në Fushë-Krujë është dërguar në Spitalin e Traumës por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.05.2018, rreth orës 17:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Rinas, duke drejtuar një ciklomotor ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar shtetasi E. B. 29 vjeç,  banues në Fushë- Krujë, i cili ka ndërruar jetë në orën 21:30 në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve  të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.