SPORT

Reagon Shoqata e Arbitrave për dhunën ndaj arbitrit Kola

19:38 - 20.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë ka dënuar me forcë sulmin ndaj arbitrit Klajdi Kola në ndeshjen e djeshme mes Shkumbinit dhe Veleçikut.




Arbitri Klajdi Kola u godit nga mesfushori Albano Isaj, djali i kreut të klubit të Shkumbinit.

Reagimi i plotë:

Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë dënon sërish me shumë forcë, për fatin e keq, një tjetër agresion ndodhur karshi arbitrave, këtë radhë jo nga zyrtarë të klubeve, por në fushë nga një futbollist. Ngjarja krejtësisht antisportive e ndodhur të shtunën pasdite në përfundim të takimit Shkumbini-Veleçiku, ku arbitri i takimit Klajdi Kola është goditur dy herë nga një futbollist i Shkumbinit përbën një rast shumë të dënueshëm për të gjithë.

Agresioni i shëmtuar fizik karshi arbitrit të ndeshjes kërkon ndëshkimin maksimal kundrejt këtij veprimi absurd me një sjellje anormale, të një gjaknxehtësie ekstreme të futbollistit që zgjodhi rrugën e dhunës. Asgjë nuk përligj veprime të tilla antisportive karshi arbitrave, të cilët ndodhen në presione të ndryshme dhune verbale apo edhe fizike, sic edhe ndodhi së fundmi. Edhe ata janë njerëz, familjarë dhe pjesë e shoqërisë ku jetojmë.

Shoqata e Arbitrave fton organet disiplinore që të veprojnë me dorë të hekurt karshi veprimeve të tilla dhunuese, të cilat duhet të kenë gjithmonë një përgjigje shumë të ashpër disiplinore, me zero tolerancë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Po ju pse nuk i ndeshkoni arbitrat kur manipulojne ndeshjet por detyroni tifozet apo dhe futbollistet qe ti ndeshkojne.Me sa duket jeni dhe ju te perfshire ne keto pazare te pista bashke me politiken qe nepermjet sportit mundoheni te pastroni parate.

    Përgjigju ↓