AKTUALITET

FOTO/ Hetonte korrupsionin dhe abuzimet e pushtetarëve, kush është prokurori që iu bastis zyra natën

08:21 - 24.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Durrësit është bastisur gjatë natës. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë gjatë natës në zyrën e prokurorit të Task Forcës Afrim Shehu dhe një oficeri gjyqësor dhe kanë marrë prej andej materiale të ndryshme, dokumente në tavolinën e punës. Ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm nga pastruesja, e cila ka gjetur që në orët e para të mëngjesit kur nisi punën, dyert e dëmtuara të prokurorisë.




Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se është urdhëruar që askush të mos hyjë brenda, pasi prish vendin e provës.

Ndërkohë,  po këqyren kamerat e sigurisë dhe po merren shenjat e gishtërinjve për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Prokurori i Task Forcës, Shehu, zyra e të cilit iu bastis natën po heton të gjithë zyrtarët që kanë probleme dhe gjithë sa lidhet me abuzimit dhe te korrupsionin e pushtetarëve. Prokurori heton për tjetërsim prone në zonën e Ishmit.

Për tjetërsimin e pronave akuzohet ish-kryetari i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi dhe vartës të tij për abuzim me dhjetëra hektarë tokë ranore në Gjirin e Lalëzit.

222 5 1 2 3 4
<
>

Sipas rojeve nuk është dëmtuar dera e jashtme e Prokurorisë.  Ndërkaq, ende nuk ka të dhëna konkrete se çfarë i është vjedhur prokurorit Shehu në zyrën e tij, pasi këto do të dalin pas bilancit të dokumenteve që ai ka pasur në zyrë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Kujtojmë se kjo është herë e dytë në një hark kohor të shkurtër që ndodh diçka e tillë në Durrës, pasi pak kohë më parë u vodh posta sekrete e prokurorisë.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.