POLITIKË

“Me ngjyrën e shpresës”, ja mesazhi që përçoi Monika Kryemadhi me veshjen e saj

11:47 - 24.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në kulmin e debateve dhe tensioneve të krijuar në Parlament, duket jashtë tij tonet janë më të qeta.




Teksa po bëhej gati për të folur për mediat, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është komplimentuar për veshjen e saj.

Një nga gazetaret iu drejtua Monikës duke i thënë se: “Sa bukur je veshur!”.

Teksa ajo i është përgjigjur:  “Me jeshile, me ngjyrën e shpresës!”

Në fakt, kryetarja e LSI ishte kombinuar kokë e këmbë, e fiks me ngjyrën e shpresës…

Sipas psikologëve, ngjyra jeshile është shpresë pasi lidhet me stinën e pranverës, në të cilën gjithçka gjelbëron, ripërtërihet, gjallërohet si edhe jeta merr një tjetër kuptim.

E pikërisht, zonja Kryemadhi kishte zgjedhur një bluzë jeshile, një fund po në këtë ngjyrë por ku binin në sy lulet si dhe këpucët po jeshile. Padyshim klas dhe me stil.

Por, përpos imazhit të kuruar, ne do të thoshim edhe një zgjedhje e “zgjuar” e zonjës Kryemadhi për të përçuar mesazh shprese edhe paqeje, teksa opozita po përgatitet për protestën e së shtunës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.