SPORT

Zyrtare, Iniesta futbollisti më i ri i klubit japonez

12:11 - 24.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish- katalanasi Andres Iniesta edhe zyrtarisht futbollisti më i ri i klubit japonez Vissel Kobe.




Duke folur për herë të parë pas transferimit në Japoni, Iniesta u shpreh se projekti i ekipit e bindi që të pranojë ofertën.

“Është një ditë e veçantë për mua. Kjo është një mundësi e madhe në karrierën time sportive”, ka thënë Iniesta në një konferencë për mediat.

Iniesta njoftoi javë më parë që do të largohej nga Barcelona pas plot 14 viteve qëndrimi te gjiganti i LA Ligës.

Ai u shpreh se mëzi pret të jetojë në Japoni dhe të njihet me kulturën e vendit.

“Japonia është vend i mrekullueshëm, siç është dhe kultura e tyre. Mezi pres të jetoj në këtu”, shtoi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.