LIFE STYLE

E ofruan për t’u kujdesur për vajzën, por ajo i mori bashkëshortin. Historia e dhimbshme e një nëne të re

12:35 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një dhimbje shpirti ka përjetuar një nënë e re, pasi atë që e mori për për t’u kujdesur për fëmijën, i mori bashkëshortin.




Alexandra jetonte e lumtur me partnerin Cameron dhe vajzën e vogël prej 4 vitesh. Mirëpo, gjërat ndryshuan kur në shtëpinë ngjitur erdhi Olivia, një grua e divorcuar.

Në një intervistë për 9Honey, Alexandra ka treguar se si zbuloi marrëdhënien e fqinjës me bashkëshortin.

“Të dy e afruam menjëherë, duke e ftuar në shtëpi dhe duke i ofruar që të kujdesej për vajzën, ndërsa shijonim darkat romantike”, u shpreh fillimisht Alexandra, e cila bëri të ditur se e pëlqente shumë Olivian, për të cilën mendonte se ishte joshëse dhe me karakter të fortë.

Nëna e re theksoi se kur fqinja filloi të dilte me dikë, vuri re se bashkëshorti i sillej ftohtë dhe me përgjigje agresive.

“Ai shihte ndonjë mashkull duke dalë nga shtëpia e Olivias dhe vinte më thoshte gjëra të tmerrshme për të, duke shtuar se Olivia meriton më shumë”, tregoi nëna e re.

Kështu kuptoi se Cameron ishte xheloz për çdo mashkull që takohej me fqinjën. Pas pak, ai filloi të shkonte tek shtëpia e saj, duke u justifikuar se po e ndihmonte me mirëmbajtjen.

Gjithçka u vërtetua një natë kur Olivia kishte pirë më shumë se ç’duhej dhe i tha: “Duhet të shohësh bashkëshortin tënd. Ai po bëhet djalë i keq”.

Kur kërkoi llogari, Cameron pranoi dashurinë që kishte për Olivian dhe u zhvendos tek shtëpia e saj. Pas dy vitesh nga kjo histori, ajo ka njohur një partner të ri por vazhdon të mendojë për mënyrën e dhimbshme se si përfundoi martesa.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.