Show-Bizz

Pritjes së ëmbël po i vjen fundi, por Xhensila ndan lajmin e bukur

10:56 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër lajm të bukur ka ndarë këngëtarja Xhensila Myrtezajn, të cilën edhe pak ditë e ndajnë nga pritja e ëmbël e vajzës së saj.




Që nga koha kur bëri të ditur se ishte shtatzënë, ajo ka postuar foto me barkun e rrumbullakosur dhe të gjithë padyshim kanë qenë kuriozë për të parë transformimin e saj.

Së fundmi, këngëtarja aq e dashur për publikun bëri publike edhe setin fotografik të shtatzanisë, kur dukej thjesht mahnitëse… Mirëpo, duket se në këtë fund pritje të ëmbël, ajo paska përgatitur edhe një surprizë për fansat.

Në një foto të postuar në profilin e saj në Instagram ajo na ka treguar bashkëpunimin e radhës me këngëtarin, Ardian Bujupi. Ky lajm nuk pritej nga këngëtarja bukuroshe, por na tregoi se dashuria e saj për muzikën rritet çdo ditë dhe që punon fort për të sjellë për publikun muzikë e krijime të reja.

“Kënga e re në bashkëpunim me Ardian Bujupin, një nga zërat më të mirë të këngëtarve, vjen së shpejti. Jam shumë e lumtur dhe e kënaqur për këtë bashkëpunim”, ka shkruar Xhensila.

Tani të gjithë po presim këngën e re nga këngëtarja simpatike.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.