Kryesore

Shi, por rritje temperaturash… Moti surprizon

08:10 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dita e sotme pritet të jenë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.




Një situatë e tillë do të jetë prezente kryesisht në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore, ndërsa vranësira më të shpeshta do të ketë pjesa tjetër e vendit.

Pas mesditës vranësirat fuqizohen në vend duke sjellë rrebeshe shiu, kryesisht në zonat Jugore dhe Lindore, dhe shira të izoluar në Veri dhe Qendër të territorit.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rritje me 2°C sjell mesdita duke ngjitur maksimumin në rang vendi deri 30°C.

Era do vijojë të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.