AKTUALITET

“Një shoqes time shtatzënë i ra të fikët, pastaj…” 13 punonjëse të një rrobaqepësie përfundojnë në spital

13:25 - 26.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ndërsa e gjithë vëmendja ishte përqendruar te protesta e opozitës, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku 13 punonjëse të një fasonerie janë dërguar me urgjencë në spital. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka bërë të ditur për Gazeta Shqiptare se ato janë çuar në gjendje te fikti dhe me shenja helmimi.




Kjo rrobaqepësi ka mbi 150 punëtore dhe ndodhet në Urën e Dajlanit.

Rreth 1 orë më parë njëra prej punëtorëve i ra të fikët, por u pasua edhe nga kolege të saj.

Gazeta Shqiptare ka kontaktuar vetë me punëtoret e kësaj fabrike që po marrin ndihmën e parë në urgjencë. Ja se si u shpreh njëra prej tyre: “Një koleges sonë i ra të fikët, po punoja në syzator. Shkova në tualet dhe gjeta një shoqe tjetër që i kishte rënë të fikët. Ishte shtatzënë. I dhashë ndihmën e parë asaj, kur u ktheva në vendin e punës nuk mbaj mend më asgjë, sepse më ra të fikët. Jam përmendur në spital. Qepim rroba ushtarake. Nuk ndjeva ndonjë erë të keqe, apo ndonjë aromë dyshuese”, – ka thënë ajo.

Njoftimi i policisë

“Më datë 26.05.2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës kanë shkuar për ndihmë mjekësore 13(trembëdhjetë) punonjëse të një firme rrobaqepësi.

Shtetaset e mësipërme, në ambientet e punës kanë shfaqur shenja debulese(të fikti) , të cilat ndodhen në spital  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Specialistët e Shëndetit Publik po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.