Show-Bizz

Valbona Selimllari rrëfen fobinë dhe defektin më të madh të saj

21:52 - 26.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Valbona Selimllari mbetet një prej femrave shqiptare më të komentuara për jetën profesionale dhe private. Në një intevistë për “Mos i fol shoferit” , ajo zbuloi fobinë më të madhe duke përshkruar një udhëtim që i premtoi djalit të madh.




“Pas lindjes së fëmijëve e kisha fobi avionin se më dukej sikur do ndodhte diçka dhe i kisha me vete, e ishte një gjë jo shumë e këndshme. Mirëpo e kam kaluar, por me makinë e kam unë në kontroll gjënë dhe ndjesia është e ndryshme. Jam e qetë, se e kam unë timonin. Kemi shkuar në Spanjë, në Barcelonë se i kisha premtuar Denit që nëse do dilte me nota të mira në shkollë, i kisha thënë gjej një gjë që do të bësh. Dhe ai më thotë dua të shkoj të shikoj stadiumin e Barcelonës. Marr makinën, ikim unë, motra Deni dhe Kevi”, tha Valbona.

Gjatë udhëtimit me makinë, ish-missi shqiptar rrëfeu defektin e saj.

“E ke emisionin Mos i fol shoferit, por nuk rri dot pa i folur, sidomos kur nuk jam në timon vetë. E kam defekt këtë”, u shpreh ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.