POLITIKË

VIDEO/ Presidenti i asamblesë së OSBE: Qeveria të dëgjojë kritikat e opozitës dhe të ecë para me reformat

15:55 - 27.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i asamblesë parlamentare te OSBE-se George Tsereteli, në një intervistë për News24 është shprehur se qeveria duhet t’i dëgjojë kritikat e opozitës gjatë protestave dhe të veprojë për çështjet e rëndësishme. Ai e vlerësoi protestën e së dielës si paqësore dhe pa veprime të dhunshme.




“Protesta shkoi shumë paqësore, pa dhunë. Kur bëhen protesta, me kritika të opozitës, qeveria duhet të dëgjojë gjërat e rëndësishme dhe të veprojë lidhur me to. Të mos i neglizhojnë kritikat që vijnë nga opozita për çështje të caktuara”- tha ai.

Gjithashtu tha George Tsereteli tha se ishte takuar me partitë opozitare dhe ishte njohur më kritikat e tyre ndaj qeverisë. Ai u shpreh se e rëndësishme për Shqipërinë është që të ecet përpara me reformat dhe të ketë më pak konfrontim mes partive politike.

“Ne nuk jemi gjykatës, nuk mund të vendosim për çështjet. Ne mund ta vlerësojmë situatën nga informacionet e ndryshme që na vijnë dhe mendojmë se në Shqipëri ka probleme dhe qeveria është në dijeni për to. Ajo çfarë është e nevojshme në këtë fazë, është të ecet përpara me reformat, duhet vepruar më shpjet, të ketë më pak konfrontim dhe më shumë bashkëpunim mes forcave politike”- u shpreh George Tsereteli.

Burimi: BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.