Media

Kasmi dëshmon dhunën nga policia para deputetëve, shfaqet i fashuar në kokë

11:43 - 04.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bledi Kasmi, kryeredaktori i RD, i cili mbeti i plagosur gjatë përplasjes me policinë në protestën e 26 majit është shfaqur i fashuar në kokë. Ai ka qenë i pranishëm në Komisionin e Medias, i thirrur vetëm nga anëtarët e djathtë të këtij komisioni për të dëshmuar në lidhje me dhunën e ushtruar nga policia.




“Unë kam një karrierë të gjatë si gazetar dhe kurrë në jetën time nuk kam pasur punë me ligjin dhe sidomos me policinë. Do të doja të ilustroja një rast ne protestën ku u dogj bunkeri. Unë kam qenë edhe atje duke ushtruar punën e gazetarit dhe në një moment vjen një turmë policësh drejt protestuesve dhe këta të fundit marrin gurë për tu vërsulur. Unë kam qenë një nga ata, 3-4 veta që u dolëm përpara protestuesve që të mos godasin policinë se nuk ishin ata shkaktarët. Duket si kompensim edhe i kësaj pune kësaj radhe mora një goditje të fortë me shkop hekuri në kokë”, – tha gazetari.

Më tej vijon: “Gjatë gjithë kohës kam qënë në protestë duke fotografuar dhe filmuar si para Kryeministrisë ashtu edhe para Ministrisë së Brendshme. Aty pati konfrontimet e para me Policinë për shkak të banrrierave që pengonin rrugën e protestuesve. Ndaj u zhvendosën herë pas here. Nuk kishte një kufi të qartë ku qëndronte Policia dhe ku protetsuesit. Kishte një podium ku mund të ngjiteshe dhe të filmoje. Madje kam ndihmuar edhe kolegët e tjerë dhe pas një kërkese nga një koleg me kamera, jam ulur dhe i kam liruar vendin atij.

Në këtë moment kisha gazetarët nga njëra anë dhe nga ana tjetër protetestuesit.

Protesta nuk kishte pamje të qarta në të gjitha këndet, nuk kemi filmim të të gjithës për të kuptuar dinamikën e asaj që ndodhi. Shpeshherë kordoni i Policisë shtynte me forcë protestuesit dhe ata rezitonin. Një protestues u godit me shkop gome në qafë dhe pas shpine dhe ka rënë pa ndjenja. Emri i tij është Kastriot Hasko. Ai ka shkuar pa ndjenja në spital dhe atje është përmendur, kjo mund të verifikohet. Pas këtij incidenti të dhunshëm kemi qenë në kushtet e vetëmbrojtjes. Nuk kishte shumë zgjidhje veçse të vetëmbroheshe dhe një nga ato zgjedhje ishte të bëja dhe unë duke vendosur duart tek bandiera e hekurt dhe duke mos lejuar perceptimin.

Në atë moment nuk e di pse shkopi i gomës më zgjodhi mua. Jam goditur mbi 3-4 herë dhe më e forta ishte se nëse do të ishte pak cm më poshtë, do të ishte vdekjeprurëse. Kam parë më vonë se kishim të bënim me një skemë të qartë për të më goditur mua, pasi midis policëve u hap një korridor dhe personi që erdhi më qëlloi dhe pas tij korridori u mbyll. ”

Kryeredaktori i RD ka shpjeguar edhe acarimin me drejtorin e Policisë, Ardi Veliu gjatë vizitës në spital.

“E mora mesazhin e vizitës së drejtorit të Policisë, si një ndërhyrje për të arritur një lloj paqtimi për atë që kishte ndodhur. Më tha se kishte ardhur për të parë situatën shëndetësore. I shpjegova se u godita nga një shkop gome që ishte shumë i fortë. Ndërhyri dhe më tha që shkopi i gomës nuk shkakton çarje në kokë. Aty e kuptova që vizita e zotërisë nuk ishte për qëllim që të dënonte dhunën, që të distancohej, por për të manipuluar të vërtetën. Në këtë moment pati një acarim mes familjarëve të mi dhe drejtorit të policisë”, – u shpreh Kasmi.

Kryeredaktori i RD ka treguar se ishte ndërhyrja e mjekut specialist i cili i shpjegoi drejtorit të policisë situatën. Sipas mjekut, plaga ishte shkaktuar nga një mjet rrumbullakët i fortë. “Nuk kishim të bënim me një plagë të bërë nga një mjet me cepa. Ishte i rëndësishëm ky shpjegim i doktorit pasi deri në ato momente pretendohej se isha goditur me gur”.

 


Shfaq Komentet (4)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ky ne spital tha po beja foto pastaj dolen videot qe po godiste policin. E tani na thot qe po “mbeshtetesha” tek gardhi. Ca behet kshu o shok jane bere te tere babale me nga 7 versione per ngjarjen

    Përgjigju ↓
  2. Hera e pare qe e degjoj kte kasmin te ngrihet kaq i revoltuar. Para disa vitesh skandalet vrasjet madje dhe liria e medias ishte duke arritur fundin por ky Kasmi i PD nuk na doli kurr i revoltuar madje ishte i kenqur ne strufullen e tij te SHQUPIT.

    Përgjigju ↓