Show-Bizz

VIDEO/ Ngjitet ne skenë teksa Rita Ora performonte, aktorja zbulon çfarë ndodhi

12:27 - 04.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmja e djeshme ishte e paharruar për publikun shqiptar, që këndoi dhe kërceu nën ritmet e këngëve të Rita Orës.




Atmosfera e ndezur dhe entuziaste në Sheshin “Skënderbej” për rreth një orë përfshiu të madh dhe të vogël, që kishin ardhur enkas për të parë këngëtaren me famë ndërkombëtare. Por, nuk munguan as figurat publike, fansa të këngëtares shqiptare.

Një prej tyre ishte edhe aktorja bukuroshe Enxhi Cuku. Ajo  jo vetëm që shijoi koncertin; por edhe u ngjit në skenë teksa Rita Ora performonte këngën “Girls”.

E pyetur nga Gazeta Shqiptare, Enxhi ka treguar se është fanse e Rita Orës dhe se i pëlqen shumë muzika e saj.

“Nuk doja ta humbisja si koncert. Atmosfera ishte super dhe me thënë të drejtën e kam shijuar në maksimum me shoqërinë time, duke kërcyer dhe kënduar këngët e Ritës”.

Teksa me emocion, Enxhi ka rrëfyer edhe ngjitjen në skenë.

“Ishte moment shumë magjik për mua. Pata fatin fillimisht të zija rreshtin e parë dhe me vonë ngjitja në skenë ishte ‘qershia mbi tortë’, pasi munda ta filmoj dhe të bëja foto me Ritën, duke mbetur kështu një kujtim i bukur për mua. Për këdo që është fans i një figure të njohur, besoj se reagimi do ishte i njëjtë”.

 

Në fakt, u bëmë kurioz dhe e pyetëm Enxhin se çfarë ndodhi tjetër në skenë, teksa ajo rrëfen se: “Më pëlqeu fakti që e gjithë familja dhe miqtë e saj ishin prezentë në çdo cep te skenës, shumë suportues ndaj saj dhe kujdeseshin që perfomanca e saj të ishte magjike”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.