Kosova

Haradinaj largon nga foltorja pasardhësen e gjeneralit, incidenti në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

13:17 - 10.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ramush Haradinaj, kryeministri kosovar është përfshirë në një incident në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Ishte një pasardhëse e gjeneral Mehmet Derralles, e cila doli në foltore pa ftesë gjatë akademisë solemne të shënimit të Lidhjes së Prizrenit, e cila nxiti Kryeministrin Haradinaj të reagojë dhe t’ia ndërpresë fjalimin. Kështu kanë raportuar mediat kosovare.




“Profesor, etnograf të nderuarit dhe të rrojtët rrogozit, kam fatin që jam pasardhësja e vetme e lindjeve të djemve të gjeneral Mehmet Derralles, që iu besua posti i Ministrisë së luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit”, – tha ajo gjatë fjalimit të saj në foltore.

“I vetmi anëtar që përfaqësoi trojet që sot janë mbetur jashtë Shqipërisë Londineze, shpreh keqardhjen e thellë që jo vetëm në kohën e komunizmit, kam pasur babën në burg vetëm pse ka qenë djali i Mehmet Derralles”, – shtoi ajo.

Fjalimi i saj nxiti kryeministrin Ramush Haradinaj që të reagojë personalisht, duke e kapur për dore zonjën për ta larguar nga foltorja.

Ajo reagoi duke i thënë kryeministrit që nuk ka të drejtë ta tërheqë për dore në atë formë. Më pas, kanë reaguar organizatorët dhe e larguan zonjën, e cila dëgjohej po ashtu duke folur edhe më tutje atje mbrapa skenës.

Kryeministri e mori fjalën shkurt në foltore, duke thënë se “ceremonia vazhdon sipas axhendës.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nuk kam njohuri për personin e gruas e cila u nxor me forcë nga taraku dhe ndihmësit e tij, jashtë lokalit ku mbahej Tubimi përkujtimor për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Por, ky lloj reagimi i Kryeministër zezës, nuk është diçka jashtë normave të sjelljes së tij. Fytyra e tipave si ky tarak, nuk dinë të skuqet, sepse ngjason me shollën e këpucës. Si dihet! Ndofta, ka filluar ta sheh se i ka punët pisk, dhe nuk i mbetet tjetër, pos t’i kthehet profesionit të vjetër, të cilin e ka ushtruar gjatë nëpër “disko- bare” të perëndimit. Po them “disko-bare”, edhe pse ato vetëm emrin e kanë kështu, sepse frekuentohen nga thundrakë të njohur nga organet e rendit të shumë vendeve dhe mund të dyshohet me bazë, se aty kryhen veprime bixhozi, bordelos…etj.

    Përgjigju ↓