SPORT

Në La Liga interesohen për Manajn, Kombëtarja si “trampolinë”

14:15 - 11.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja shqiptare ka qenë një pasazh i mirë për lojtarët e vendit tonë, të cilët nuk kanë pasur në këmbët e tyre shumë minuta. Manaj, u grumbullua nga trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Kristian Panuçi, duke luajtur titullar nda Ukrainës dhe disa minuta me Kosovën.




Aktivizimi i tij ka bërë që shumë menaxherë të shikojnë formën e tij. “Corriere dello Sport”, ka bërë një bilanc për lojtarët e Interit, se ku mund të kalojnë të huazuarit. Për Manajn përmendet një interes nga La Liga.

Sezonin e fundit Manaj e ka kaluar me Granadën në ligën e dytë spanjolle, por mesa duket është koha për të bërë hapin e madh në karrierë. Megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.